Extra Kush ishte “kumbarja e kokainës” që vrau 3 burrat e saj, Jennifer...

Kush ishte “kumbarja e kokainës” që vrau 3 burrat e saj, Jennifer Lopez do ta interpretojë në film

Bota e krimit është e mbushur me personazhe mizorë, por Griselda Blanco nuk e teproi aspak kur tha se ajo ishte “më e keqja e të këqinjve”.

Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur kreu vrasjen e parë, që ishte një fëmijë tjetër, dhe që nga ajo ditë vijoi me bëmat makabre që e kanë futur mes bosëve të drogës më gjakatarë në histori. Gruaja kolumbiane ndërtoi një perandori droge që u shtri nga Medellin në Majemi dhe Nju Jork. Nëna e 4 fëmijëve mendohet se ka lidhje me rreth 250 vrasje.

E quajtur “Kumbarja e kokainës” dhe “Vejusha e zezë” (pasi ka vrarë 3 burrat e saj), miliarderja njihet edhe për orgjitë e saj, ku detyronte nën kërcënimin e armës burra dhe gra që të bënin seks.

Griselda Blanco, gruaja që vrau 3 burrat e saj dhe ka urdhëruar rreth 250 vrasje

Në botën e krimit, Blanco ka qenë e para që vendosi vrasësit mbrapa në motor, në mënyrë që të mbushnin me plumba objektivin dhe të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja. Një taktikë e tillë u kopjua me shpejtësi nga kriminelët në të gjithë botën.

Gjithashtu, ajo ishte e para që kuptoi se femrat ishin më të mira sesa meshkujt për të futur drogën kontrabandë, pasi policia ishte më pak e prirur për t’i ndaluar ato për kontroll. Ajo krijoi një ushtri femrash kontrabandiste, me shumë xhepa në të brendshmet e tyre, për të kaluar sa më shumë drogë në një rrugë.

Sot, 8 vite pasi armiqtë e saj e vranë në një atentat kur po bënte pazar, historia e saj do të bëhet film dhe rolin e Griselda Blanco do ta interpretojë Jennifer Lopez.

Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit ka luajtur rolin e një striptisteje që grabiste klientët e pasur që punonin në Wall Street, mendohet se do të jetë edhe regjisorja e këtij filmi, pasi është shprehur e mahnitur nga historia e Mbretëreshës së drogës.