Arben Mërkuri, i cili mbante dhe mbiemrin Ismaili, mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Sukthit në Durrës.
48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij nga persona të paidentifikuar. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi fillimisht kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë për shkak të plagëve.
Arben Mërkuri ishte person me precedent penal. Ai ka qenë i dyshuar, ndaluar, shoqëruar dhe për një sërë ngjarjesh kriminale. Në zonë dhe rrethet shoqërore njihej me nofkën “Maneci” i Sukthit.
Mërkuri rezulton të jetë person me precedentë penalë kryesisht në fushën e narkotikëve. Ai ishte një nga 3 personat që u arrestuar për rrahjen e biznesmenit libanez në Durrës, Faadi Mitri në 2016-ën. Për këtë ngjarje Mërkuri u shoqërua bashkë me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krajën.
Ndër të tjera në skedarët policorë dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë, për trafik droge, por zyrtarisht asgjë nuk është e dokumentuar.
Mërkuri dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur në zonë dhe se larja e hesapeve është një nga pistat ku po hetohet.
Sukthi është rrethuar nga forca të shumta policie, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. K
ontrolle po ushtrohen edhe në hyrje të Tiranës, pasi ka dyshime të forta që ekzekutorët janë nisur drejt kryeqytetit pas vrasjes.