Dy personat e shënjestruar nga OFL për të deklaruara brenda 48 orëve burimin e pasurisë së tyre, janë dënuar në Angli për trafik droge.
Klodjan Çopja, u dënua me 17 vite burg në gusht të vitit 2017, pasi akuzohet se kryesonte një rrjet të trafikut të kokainës. Po ashtu, akuzohej për importimin e 60 milionë paundëve kokainë drejt Britanisë së Madhe.
Individi i dytë, si subjekt i Ligjit Special identifikohet si Emiljan Shega u arrestua 10 vite më parë si pjesë e grupit kriminal që trafikoi drejt Britanisë së Madhe lëndë narkotike me vlerë 10 milionë paund. Sasia e drogës u gjet e fshehur në nën parketin e dyshemesë.
Shega dhe Çopja duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL, ose në të kundërt do t’u sekuestrohen të gjitha pronat.