Nga Enver Robelli
1. Steam. Platformë e lojërave në internet. Në shkurt kishte 19 milionë lojtarë, në mars 23 milionë
2. Remdesivir. Ilaç kundër viruseve
3. Firmat për prodhimin e rrobave mbrojtëse: Lakeland, Alpha Pro Tech, Hartmann Gruppe
4. Dräger. Prodhues gjerman i respiratorëve
5. Romani “Murtaja” i Albert Camus (Kamy). Në fillim të marsit kjo vepër ishte në listat e bestsellerëve në Itali dhe Francë, tani edhe në Gjermani, ku po shtypen edicioni i 90-të
6. Firmat që prodhojnë letër tualeti
7. Këngët “I Will Survive” i Gloria Gaynor nga viti 1978. “You’ll Never Walk Alone” nga Gerry & The Pacemakers. “Imagine” i John Lennon
8. Për shkak se transporti ajror është reduktuar shumë dhe miliona njerëz punojnë nga shtëpia, ka rënë dukshëm ndotja e ajrit
9. Në Gjermani lajmet qendrore të 22 marsit në televizionin publik gjerman ARD i kanë përcjellë 30 për qind e shikuesve. Në pjesën e parë të marsit webfaqet e mediave mbirajonale si “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung”, “Zeit” kanë shënuar rritje të klikimeve për 38 për qind.
(Sipas të dhënave të “Spiegel”)