Trafikanti i kokainës, Joël Soudron është një ndër 62 të arratisurit më të kërkuar në Evropë, sipas një liste të publikuar të premten.
Policia thotë se ka gjurmuar 42-vjeçarin deri kur në vitin 2011 në Le Havre u zbulua 230 kg kokainë nga Guadalupa.
Sipas hetuesve, Soudron ka investuar shumë në ekonominë legale në Afrikën frëngjisht-folëse për të pastruar paratë nga trafikimi.
Në vitin 2016, ai u arrestua në Mali dhe u dënua me 6 vjet burg, për një rast tjetër për të cilin ishte dënuar edhe në Francë.
Joël Soudron arriti të arratisej në vitin 2018.
Fytyra e Soudron qarkullon mes dhjetëra individëve të tjerë, të konsideruar nga policia si më të kërkuarit në Evropë.
🚨 Some of Europe’s most wanted criminals are long-term fugitives who have evaded capture by law enforcement and are now living ordinary lives.
🔎 Do you recognise anyone on the list? Visit https://t.co/zZTWXzJg21 to let us know!#EUMostWanted pic.twitter.com/6Y0MPRnqPs
— Europol (@Europol) December 3, 2021
Vitin e kaluar, fushata vjetore e BE-së çoi në arrestimin e 5 prej të arratisurve të listuar. Që nga fillimi i fushatës në vitin 2016, 110 të arratisur janë arrestuar, 41 prej të cilëve janë kapur falë faqes eumostwanted.eu, ku afishohen të kërkuarit.
“Në qendër të kësaj fushate është drejtësia për viktimat”, tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Operacioneve të Europolit, Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë.
“Duke kontrolluar faqen e internetit më të kërkuar të BE-së dhe duke parë të arratisurit, ju mund të ndihmoni në kapjen e një krimineli”, tha Jean-Philippe Lecouffe.