Grupi “Për PD” do të shpallë dy kandidatët për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 Qershorit.
Emrat që do të propozohen nga ky grupim janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.
Emrat e kandidatëve të grupit “Për PD” do të dorëzoheshin sot në Komisionin Zgjedhor, por për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë parti, dorëzimi i kërkesës zyrtare është shtyrë për ditën e nesërme.
Ndërkohë, Fatbardh Kadilli, i cili ka deklaruara kandidimin e tij dhe Lulzim Basha ende nuk e ka depozituar formalisht kërkesën për të garuar.
Po ashtu, Grupimi për Partinë Demokratike i ka bërë një kërkesë Lulzim Bashës dhe Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë që data e zgjedhjeve të shtyhet, duke thënë se vendimi për zgjedhjet më 13 Qershor u mor për të shmangur debatet brenda PD-së.