Bota “Kushërira e pasur e Europës”: 13 fakte interesante për Norvegjinë

“Kushërira e pasur e Europës”: 13 fakte interesante për Norvegjinë

1- Emri Norvegji (Norway) do të thotë rruga drejt veriut. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë. Norvegjia është një prej vendeve më të pasur, dhe gjithashtu më paqësorë në botë. Norvegjia është vendi i 6 më i madh në Europë, por për nga popullsia renditet i 28-i. Norvegjia e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905. Norvegjia ka një popullsi prej 5.08 milionë banorë.

2- Në Norvegji ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme. Në fakt vetëm 200 prej tyre janë 4 milje katrorë e më shumë për nga madhësia.

3- Në vitin 2014, Norvegjia u klasifikua në vendin e parë të Indeksit të Begatisë për pasurinë dhe mirëqenien e banorëve të vet (pak më shumë se 5 milionë). Është shteti i tretë për nga GDP për frymë, pas Katarit dhe Luksemburgut. The Economist e quan “kushërira e pasur” dhe në një artikull ka shpjeguar se pasuria e saj është një fakt relativisht i vonë dhe buron prej naftës (prodhon 2.8% të naftës botërore).

3- Një prej norvegjezëve më të famshëm të botës mund ta takoni në kopshtin zoologjik të Edinburgut: është pinguini Nils Olav, i cili në vitin 2008 u emërua kalorës nga Mbreti, dhe sot mund të ketë titullin Sir. Por Norvegjia ka edhe rekorde të tjerë të pëlqyeshëm.

4- Haraldi V i Norvegjisë mbretëron mbi këtë vend që nga viti 1991. Babai i tij Olav V ishte i famshëm për faktin që udhëtonte me mjetet publike dhe paguante biletën nga xhepi i tij.

5- Në Norvegji, të gjithë të burgosurit kanë qasje në internet, edhe në qelitë e tyre. Ministria e Drejtësisë mendon që kjo i ndihmon në edukimin e tyre, dhe i lejon të ndihen ende në kontakt me botën. Norvegjia është vendi i 20 në botë me normën më të ulët të kriminalitetit.

6- Fjala ski është norvegjeze: buron nga termi “skid”, që në gjuhën e lashtë norvegjeze donte të thoshte “mbuluar me lëkurë”. Lëkura e fokës apo e drerit përdorej për të mos lejuar rrëshkitjen e gjatë ngjitjeve.

7- I njohur si “vendi më i vetmuar mbi tokë”, ishulli Bouvet është i pabanuar dhe i akullt, në gjysmën e rrugës mes Afrikës dhe Antarktidës. Ndonëse shumëkush ka pretenduar pronësinë, sot i përket Norvegjisë, nga e cila ndodhet 12721 km larg.

8- Sipas librit të fakteve të CIA-s, Norvegjia ka indeksin e alfabetizimit më të lartë në botë. Qeveria stimulon botimin e librave, duke blerë që në fillim 1000 kopje për t’ua shpërndarë falas bibliotekave në të gjithë vendin. Dhe universitetet publike janë tërësisht falas, edhe për të huajt.

9- Në vitin 2000, Norvegjia ndërtoi tunelin e Laerdalit, që me 24.5 km e tij është më i gjati në botë. Gjendet në rrugën Oslo-Bergen dhe gjurma e tij kalon nëpër një seri kthesash të lehta, që parandalojnë lodhjen e automobilistëve dhe kontribuojnë për rritjen e sigurisë rrugore.

10– Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.

11- Qindra dialekte të ndryshëm në Norvegji janë kaq të ndryshëm nga norvegjishtja e shkruar, saqë edhe vendasit e kanë të vështirë të kuptojnë njerëzit nga pjesë të tjera të vendit.

12- Në total, afro 1 milionë norvegjezë u larguan nga Norvegjia për në Amerikë rreth vitit 1900, kur Norvegjia kishte afro 2 milionë banorë. Ka po aq pasardhës norvegjezësh që jetojnë në Amerikë, sa edhe norvegjezë që jetojnë në Norvegji, sidomos në shtetet e Dakotës Veriore, Minesotës dhe Uiskonsinit.

13- Ndonjëherë, Forcave policore norvegjeze nuk u duhet të qëllojnë as edhe një herë të vetme gjatë gjithë vitit.