Shumica e njerëzve janë njohur me krijimin e Adamit dhe Evës përmes librit të Zanafillës. Por historia e krijimit të njerëzimit në mitologjinë greke, është ndoshta më pak e mirënjohur, dhe është në mënyrë të debatueshme më e errët në ton, kur krahasohet me Zanafillën.
Si fillim, burrat dhe gratë nuk u krijuan në të njëjtën kohë. Burrat ekzistonin përpara ardhjes së grave dhe u degjeneruan me kalimin e kohës. Veç kësaj, krijimi i gruas së parë, Pandorës, nuk ishte një dhuratë e Zotave ndaj njeriut, por një ndëshkim.
Në mitin grek të krijimit, siç është regjistruar tek poeti grek Hesiodi, në Veprat dhe Ditët (shekulli i 8 përpara Krishtit), kishte pesë epoka. E para e këtyre ishte Epoka e Artë, ku njerëzit ishin të pavdekshëm dhe jetonin në Olimp. Ata ishin bërë prej ari dhe jetonin si Zotat. Kur kjo epokë përfundoi, njerëzit u bënë shpirtëra të mirë, që ruanin të vdekshmit. Epoka tjetër ishte epoka e Argjendtë, ku njeriu ishte bërë prej argjendi, dhe ende jetonte në Olimp. Ata ishin jo më të pavdekshëm. Dy epokat pasuese ishin Epoka e Bronzit dhe Epoka Heroike. Në atë të parën, njerëzit ishin bërë prej bronzi, ndërsa në të dytën, Toka ishte populluar nga heronjtë e mitologjisë greke. Të dyja epokat përfunduan nga luftërat konstante. Epoka e fundit, e cila është e tanishmja, është Epoka e Hekurit, ku njerëzit mundohen dhe vuajnë gjithë jetën e tyre.
Ndërsa mitet në veprat e Hesiodit nuk janë renditur tërësisht sipas radhës kronologjike, është e vështirë të saktësosh në cilën epokë të njerëzimit u krijua Pandora.
Historia e Pandorës, gjithsesi është e lidhur në mënyrë të pandashme me atë të Titanit Promete, historia e të cilit fillon në Mekone dhe mundet ndoshta të vendoset dikur pas Epokës së Argjendtë. Ishte në këtë vend që Prometeu preu një dem dhe e ndau atë në dy pjesë. Pjesa më e vogël përmbante mishin e kafshës të mbështjellë në stomakun e demit, kurse pjesa më e madhe kishte kockat e kafshës, të mbuluara nga një shtresë dhjami të ndritshëm. Prometeu ia doli t’i mashtronte Zotat, ndërsa ata zgjidhnin porcionin më të madh, njerëzimit iu la mishi i ngrënshëm.
I tërbuar nga hileja e Prometeut, Zeusi i hoqi zjarrin njerëzimit, kështu që ata nuk mund ta gatuanin mishin. Kjo e shtyu Prometeun të vidhte zjarrin nga Zotat, gjë që rezultoi në ndëshkimin e tij, e duke u lidhur me zinxhirë, nën shoqërinë e një shqiponje që i hante mëlçinë, e cila do të rritej prapë gjatë natës. Prometeu u lirua në fund nga heroi Herakli. Zeusi nuk ishte i kënaqur duke ndëshkuar vetëm Prometetun, por ai dënoi edhe njerëzimin.
Dhurata e Pandorës
Zeusi modeloi një zonjushe prej tokës dhe ujit, dhe i dha asaj një zë dhe fuqi njerëzore. Pastaj Zotat i bënë asaj shumë dhurata. Athinaja i mësoi asaj zeje, Afërdita i dhuroi “hijeshi në kokën e saj” si edhe “dëshirë të zjarrtë therëse dhe ankth konsumues”, ndërsa Hermesi i dha një mendje “bushtre”, dhe një natyrë të pandershme”. Zonjusha pastaj u vesh dhe u zbukurua nga Zotat. Ndërsa zonjusha ishte ngarkuar me dhunti të shumta nga Zotat, ajo u quajt Pandora, që fjalë për fjalë do të thoshte “gjithë dhunti”. Pandora ishte me të vërtetë një fytyrë për t’u parë, megjithëse ishte një fytyrë e rrezikshme
Pandora u dërgua më pas nga Hermesi tek Epitemeusi, vëllai i Prometeut, si një dhuratë. Megjithëse Prometeu e kishte paralajmëruar vëllain e tij të mos pranonte asnjë dhuratë nga Zeusi, Epimethemeusi kishte harruar për këtë paralajmërimin dhe e mori Pandorën si gruan e tij.
Pandora ishte bukuri për t’u parë dhe kur e pa, Epithemeusi i harroi të gjitha paralajmërimet rreth mospranimit të një dhurate nga Zeusi.
Pandora dhe Kutia e Ndaluar
Zeusi i kënaqur se kurthi i tij ishte duke funksionuar, i dha Pandorës si dhuratë martese, një kuti të bukur nga jashtë. Në versionin origjinal të Hesiodit, dhurata ishte aktualisht një “pithos”, ose kavanoz. Deri në shekullin e 16 fjala përkthehej kavanoz, por më pas fjala u keqpërkthye në ‘kuti’.
Pandora ishte pajisur me po aq kuriozitet sa edhe me cilësitë e tjera që i ishin falur prej zotave dhe mendja e saj konsumohej nga mendimet, se çfarë mbahej brenda kutisë. Ajo nuk mund ta kuptonte pse Zeusi i kishte dhënë asaj një dhuratë dasme, e që nuk e lejonte ta shikonte. Në fund, ajo nuk mund të mendonte për tjetër gjë, përveçse të hapte kutinë dhe të zbulonte sekretet e saj, ashtu siç kishte planifikuar Zeusi.
Pandora nuk mund të duronte më shumë. Kur Epimetheusi u largua nga dhoma, Pandora më në fund e hapi kutinë. Jashtë vërshuan krijesa fantazmë që sillnin në sëmundje, varfëri, mizerje, trishtim, vdekje dhe të gjitha të këqijat e botës. Pandora e përplasi kapakun që të mbyllej, por ishte shumë vonë, e gjithë përmbajtja kishte shpëtuar përveçse një pjese të vogël që shtrihej në fund: Shpresa.
Pandora e lëshoi Shpresën dhe ajo rrahu krahët jashtë kutisë, duke prekur plagët e krijuara nga e keqja që Pandora kishte liruar. Edhe sot, shpresa akoma mbetet për njerëzimin edhe në kohët më të errëta. Ashtu si shkroi dikur poeti britanik Aleksandër Pope: “Shpresa buron përjetësisht nga kraharori i njeriut”.