Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri nisi me opozitën në sallë, por, pasi nuk u lejua debati për dekretet, deputetët opozitarë u larguan nga salla.
Opozita kërkoi kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës.
Më pas, u vijua me votimin e dekreteve.