Parlamenti ka votuar me 78 vota pro, pasditen e kësaj të enjteje, ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për DSIK-në.
Deri më tani janë mësuar emrat përbërës të këtij komisioni, teksa nga shumica parlamentare do të jenë 5 anëtarë dhe 4 nga opozita.
Konkretisht, Felaj, Ferhati, Qefalia, Hyseni dhe Braho do të përfaqësojnë shumicën, ndërsa Alibeaj, Salianji, Gjunkshi dhe Luan Rama do të përfaqësojnë opozitën. Alibeaj do të jetë kryetar i komisionit, ndërsa Felaj zv.kryetare.
Në Parlament ishin të pranishëm dhe votuan edhe 4 përfaqësues nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor për DSIK-në.