Ditën e nesërme Kuvendit do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekretua nga Presidenti Ilir Meta për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë.
Elsa Toska dhe Fiona Papjorgji të zgjedhur nga Parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidentit për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetuese.