Me kërkesë të kryeministrit, Edi Rama, Kuvendi do të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm ditën e mërkurë në orën 17:00.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të parlamentit. “Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.
Në seancën e së mërkurës pritet të votohen dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama.