Sipas një studimi nga SafeAround, një nga qytetet më të vjetra në Poloni, Krakovi, u shpall më i rrezikshmi në Evropë.
Sipas një vlerësimi nga zero deri në 100, Krakovi mori një vlerësim zero për sigurinë.
Në një rezultat i tillë ka ndikuar shkalla e lartë e krimit, por edhe grabitjet e shpeshta.
Krakovi, i cili ka më shumë se 765.320 banorë ndodhet pranë kufirit me Republikën Çeke.
Ky qytet polak është një nga destinacionet turistike më të preferuara, ndër të tjera, për shkak të arkitekturës mesjetare të ruajtur mirë, si dhe lagjes hebraike.
Në anën tjetër, si qyteti më i sigurt në botë rezultoi Andorra la Vella në Andorrë.
Kryeqyteti i Andorrës, i vendosur në Pirenej, midis Francës dhe Spanjës, ka rreth 22.000 banorë dhe ka marrë një rezultat prej 88.6 nga 100 për sigurinë.