Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është drejtuar me një fjalë mbështetësve të këtij të fundit të mbledhur poshtë pallatin ku ish-kryeministri po kryen aty arrestin në shtëpi.
Ajo e cilësoi rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit barrikadën e luftë për fitoren e pluralizmit.
“Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratët për sakrificat e tyre. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha Berisha.
Disa dhjetëra mbështetës të Berishës u grumbulluan te rrugica “Mustafa Matohiti” mëngjesin e sotëm në mbështetje të Berishës që kryen aty arrestin në shtëpi.
Brohoritjeve të mbështetësve të tij dhe ovacioneve, Berisha iu përgjigj duke dalë në dritaren e tij, duke i përshëndetur me dy gishta.