Kryeministri Rama gjatë vizitës një ditore në Itali dha një intervistë edhe për median italiane La Republika ku foli për situatën politike në vend.
“Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare”, thuhet në fillim të intervistës së “La Repubblica”.
Ndërsa kryeministri Rama duke komentuar protestat e forcave të djathta në vend ka nënvizuar se “Opozita në Shqipëri nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor, ndaj lidershipi i saj do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen”.