Presidenti i Tiranës Refik Halili, ka denoncuar në polici presidentin e Laçit Pashk Laska, me pretendimin se ky i fundit e ka goditur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, në një lokal në dalje të kryeqytetit. Sipas burimeve, edhe pse kishin lënë takim aty, situata është tensionuar. Ndërsa në orët e mbrëmjes ka ardhur edhe denoncimi i Halilit.
Pas sherrit në korridorin e stadiumit “Selman Stërmasi” të shtunën, ku Laska ishte përsëri protagonist pas një konfrontimi me sulmuesin e Tiranës Michael N’Goo, u duk se gjërat u qetësuan kur takimi i ditë së sotme mes Laçit dhe Tiranës, i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, u mbyll pa incidente.
Por me sa duket tensionet janë transferuar te dy presidentët e klubeve.