Aktualitet Laert Haxhiu organizator dhe porositës i vrasjeve, Rrumbullaku tregon nëse do të...

Laert Haxhiu organizator dhe porositës i vrasjeve, Rrumbullaku tregon nëse do të ekstradohet nga Greqia

Drejtori i i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka publikuar detajet e megaoperacionit të shtrirë në disa qytete të vendit, për zbatimin e 15 urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata, për pjesëtarët e një grupi vrasësish me pagesë të përfshirë në disa ngjarje të rëndë kriminale.

Arrestimet u kryen në Elbasan, Berat dhe Lushnje dhe kanë ardhur pas bashkëpunimit të penduarit të drejtësisë Artan Tafani me autoritetet.

Rrumbullaku bëri të ditur se sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.

“Ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë”, tha Rrumbullaku.

I pyetur si do të ekstradohet ai në Shqipëri, Rrumbullaku u përgjigj se janë në bisedime me zyrën e Interpolit dhe shprehu besimin se sot ia arrijnë qëllimit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e Interpolit dhe kemi besim se do t’ia arrijmë pavarësisht problematikave ligjore që kemi përpara”, u përgjigj Rrumbullaku.