Politika Lajm i mirë për shqiptarët në Francë e Gjermani: Askush nuk do...

Lajm i mirë për shqiptarët në Francë e Gjermani: Askush nuk do dënohet për tejkalim të leje qëndrimit në Schengen

Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani dhe në Francë, ku i ka njoftuar se edhe pse do të kalojnë kohën e lejeqëndrimit në Schengen nuk do të penalizohen.

“MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen“, thuhet në njoftim.

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.

Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.