Los Angeles Lakers u kthyen në parket për herë të parë që nga vdekja tragjike e legjendës së tyre, Kobe Bryant, pas aksidentit me helikopter ku humbi jetën edhe vajza e tij dhe 7 persona të tjerë.
Lojtarët veshën bluza me inicialet KB, në radhën e parë të spektatorëve u lanë dy karrige bosh me trëndafila në nder të Kobe dhe Gianna, shoqet e skuadrës së vajzës së Bryant ishin të pranishme për të parë ndeshjen ndaj Portland TrailBlazers, shkallët ishin të mbushura me fanelat me numër 8 dhe 24, Usher dhe Boyz II Men kënduan në kujtim të Bryant…
Ishte një javë e vështirë për Los Angeles Lakers dhe mungesa e aktivitetit (ndeshja kundër Los Angeles Clippers u anulua) ndihej. Kjo e sotmja nuk ishte një ndeshje për t’u fituar, por thjesht për të qenë prezent. Lakers humbën 119-127 dhe ishte ylli i TrailBlazers, Damian Lillard, ai që shkëlqeu me 48 pikë, 10 asist dhe 9 topa në tabelë.