Mbretëresha britanike Elizabeta II u varros në faltoren e Shën Xhorxhit në Pallatin Uindsor më 19 shtator. Ajo është varrosur afër burrit të saj të ndjerë, Philip.
Në ceremoninë private të varrimit kanë marrë pjesë anëtarët e familjes mbretërore, në krye me Mbretin Charles III.
Detajet e kësaj ceremonie nuk janë bërë publike dhe Pallati Bakingam e ka quajtur “një ngjarje thellësisht personale” të familjes mbretërore britanike.
Kësaj ceremonie i parapriu një ceremoni shtetërore e varrimit.
Në Pallatin Uindsor, udhëheqësi i ceremonisë shtetërore të varrimit, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së tij, Mbretëreshës Elizabeta”.
“Në kohën e ndryshimeve kaq të shpejta, në këtë botë me probleme, qetësia e saj dhe prezenca dinjitoze, na ka dhënë besim për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç është përballur ajo, me kurajë dhe shpresë”.
Ceremonia është përmbyllur me këngë kishtare.