Horoskopi Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit javor për çdo shenjë, lajme të...

Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit javor për çdo shenjë, lajme të mira për Shigjetarin

Astrologia Meri Shehu si çdo të hënë ishte e ftuar te emisioni “Rudina”. Meri ka bërë edhe ndarjen e yjeve për shenjat për këtë javë. Sipas parashikimit të astrologes Demi nuk do ketë një javë të mirë ndërsa Shigjetarët do shkëlqejnë me plot pesë yje.

Dashi

Merr katër yje,  përballje e fortë vlerash dhe forcash këtë javë Dashi do jetë dominant në shumë aspekte. Takimi i Mërkurit me Diellin do jetë domethënës për ta.

Demi

Merr një yll. Do jetë javë e mirë ekonomike, por Mërkuri i kundërt në takim me Diellin në Peshore rikthen probleme pune dhe shëndetësor.

Binjakët

Marrin tre yje se do merren me dashurinë, me projekte të rëndësishme. Dikush nga e kaluara do i japi romancë më shumë dhe shpresë në dashuri.

Gaforrja

Merr dy yje, Mërkuri i kundërt në Peshore u sjell probleme familjare ndikime përballje,situata të cilat do i zgjidhin këtë javë.

Luani

Merr tre yje. Do merret me çështjet ekonomike do shikojnë detyrimet, planet. Por do jetë javë e mirë ekonomike.

Virgjëresha

Merr katër yje. Do rikthehet Mërkuri i kundërt në shenjën tuaj pas datës 24, disa çështje që nuk i keni sqaruar ju jepet shansi përsëri.

Peshorja

Merr tre yje. Gjithë përballja ndodhet në Peshore, Dielli dhe Mërkuri takohen atje. Një takim shumë i rëndësishëm në peshore që mund të ndryshoj jetën e tyre.

Akrepi

Merr tre yje. Shumë plane dhe projekte të fshehta të cilat do ristrukturohen, kujdes shëndetin dhe punën.

Shigjetarët

Merr 5 yje. Nuk kanë përballje të mëdha do rregullojnë planet dhe projektet e tyre.

Bricjapi

Merr tre yje. Kujdes me karrierën me diskutimet një takim shumë i rëndësishëm mund të ndaj çfarë drejtimi do merrni në jetë.

Ujori

Merr katër yje. do merren me planet për të ardhmen do u jepet shansi për të filluar nga fillimi

Peshqit

Merr tre yje. Na kthehet Mërkuri i kundërt në virgjëreshë,përball peshqve do mundohen të rregullojnë problemet në çift ato probleme që u kishin ngelur pezull. Do merren shumë me çështjet ekonomike kësaj jave.