Britania e Madhe e braktisi Bashkimin Europian gati 50 vite pasi u anëtarësua në të, e shoqëruar kjo me një fanfarë festimesh të jashtëzakonshme.
Monedha e re prej 50 peni u krijua atëherë – dhe ajo paraqiti nëntë grushta të kryqëzuar si një simbol të anëtarësimit të zgjeruar të klubit, pra me përfshirjen dhe të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e anëtarësimit.
Kryeministri konservator Edward Richard George Heath organizoi 11 ditë ngjarje kulturore të financuara nga qeveria.
Tre ditë pas hyrjes zyrtare në Union më 1 janar 1973, qindra aktivitete muzikore, arti dhe sportive u mbajtën si pjesë e fanfarës për Evropën.
Heath morri një rol aktiv në disa ngjarje. Ai ndoqi një mbrëmje të veçantë gala në Royal Opera, dhe personalisht u dha çmime britanikëve dhe fëmijëve nga Komuniteti Ekonomik Evropian, të cilët fituan pushime falas në një konkurs.
Ndërkohë, edhe atëherë anëtarësimi pati jo pak kundërshtarë. Disa ngjarje u shoqëruan me protesta nga ata që ishin kundër tregut të përbashkët. Këtu duhet theksuar se më parë se politik, themelimi i BE-së ishte ekonomik.
Për më tepër, kryeministri Heath u godit nga një bombë artizanale, ndërsa mbërriti në një mbrëmje gala në Covent Garden me Mbretëreshën.
Gjithsej shtatë ministri qeveritare dhe dy komitete të krijuara posaçërisht u morën me hartimin e programit festiv.
Programi u mbizotërua nga ngjarje kulturore, me 25 ekspozita të organizuara me tema evropiane, si dhe një mori koncertesh.
Orkestra Filarmonike e Berlinit u soll për një shfaqje të veçantë, ndërsa interpretuan edhe grupe muzikore si Kinks, Steeleye Span dhe Slade.
Në Muzetë Victoria dhe Albert, u organizuan ekspozita me vepra arti të huazuara posaçërisht nga gjashtë shtete anëtare ekzistuese të KEE-së.
Danimarka dërgoi dy instrumente të epokës së bronzit, ndërsa një dhuratë italiane, një bust nga Michelangelo, u përshkrua në program si “një angazhim jashtëzakonisht shprehës për të luftuar tiraninë”.
Ndërkohë, Franca, e cila dy herë ka vendosur veto për hyrjen e Britanisë në EEZ, dërgoi hartat e shekullit të 17-të nga piktori Georges de Latour.
Megjithatë, përpjekjet për të sjellë Mona Lisa-n në Londër raportohet se dështuan kur kërkesa për të dërguar Gurin e Rosetta-s në Louvre u refuzua.
Ndër ngjarjet më goditëse ishte një ndeshje e veçantë futbolli në Wembley, në të cilën lojtarët nga gjashtë vendet ekzistuese të EEE u takuan me një ekip të përbërë nga lojtarë nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka, të cilët u bashkuan me Unionin në 1973.
Por ndërkohë, kostoja e festimeve u kritikua ashpër, duke u konsideruar “si e panevojshme”.
Udhëheqësi i Laburistëve në atë kohë, Harold Wilson – i cili kundërshtoi marrëveshjen e Konservatorëve për t’u anëtarësuar në EEE – i quajti shpënzimet qeveritare një “skandal”. Ai sugjeroi që në vend të festimit, do të ishte shumë më e përshtatshme nëse të gjithë punëtorëve britanikë u jepej një ditë pushimi.
Një vit më vonë, më 1974-ën, në 1-vjetorin e anëtarësimit, dita e parë e Vitit të Ri u bë një festë zyrtare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.