Protesta e opozitës ishte pakënaqësia dhe kritika e popullit ndaj qeverisjes së kryeministrit Rama, ndërsa largimi i shqiptarëve nga vendi, për Gjergji Bojaxhiun nuk është vetëm për këtë arsye, por edhe për mungesën e shpresës dhe alternativës tjetër politike, ku ai bën përgjegjëse edhe pozitën.
Bojaxhi: “Shumë mirë që dolën shumë qytetarë për të protestuar se kush është kjo qeveri biem dakord të gjithë, por ndryshoj te fakti se shqiptarët po ikin nga Shqipëria se nuk kanë shpresë dhe shpresën nuk e jep vetëm qeveria, por edhe opozita, nuk kemi alternativë tjetër qeverisjeje. Ne kemi 25 vjet që votojmë të keqen më të vogël. Nëse ne nuk dimë me kë do e zëvendësojmë këtë të keqe që kemi. Kjo është çështje e gjithë klasës politike. çështja është me çfarë alternative politike do e zëvendësojmë këtë qeveri. Mënyra si administrohet PS është e njëjta mënyrë si PD. Nëse do të bëshkarrierë politike është e njëjta gjë. Problemi është më i thellë se nuk arrijmë që këtyre qytetarëve t’u japim shpresë”.