Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalimin hapës të sesionit të ri, ku nuk la jashtë vëmendjes edhe zëvendësimin e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nga foltorja, Ruçi theksoi se mandatet “u zëvendësuan shumë shpejtë gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit.
Ruçi tha gjithashtu se në sesionin që u mbyll dhe me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi u konfirmua “si një institucion me një kuorum kushtetues, me një shumicë kushtetuese për të ushtruar çdo funksion ligjor.”