“Ëndrrat” e Lindsay Lohan për t’u bërë një princeshë kanë marrë fund!
Këngëtarja 33 vjeçare është single, pasi është ndarë nga princi saudit miliarder Mohammad bin Salman.
Lajmin e bëri vet të ditur sot në një emision mëngjesi australian.
“ U ndamë sot!” tha ajo.
Por duket se aktorja nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm për shumë kohë pasi ja ka vënë syrin ish-të dashurit të Miley Cyrus, Liam Hemsworth.
Thashethemet se ajo dhe 29 vjeçari mund të jenë në prag të një lidhjeje të re filluan pas komentit të Lohan në foton e Liam në Instagram, “Pse nuk u takum në Sidnei ose në Bondi”, gjatë pushimeve të këtij të fundit në ishullin Makepeace të Richard Branson.