Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh ish-minisëtr i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë kundër vendimit të grupit të LSI.
Në një intervistë për gazetën “Bulevard”, Lefter Koka shprehet se nuk ka motiv për të djegur mandatin.
“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, shprehet Koka.
Deklarata e plotë e tij do të publikohet nesër në gazetën “Bulevard”.
Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pas mbledhjes së grupeve parlamentare vendosën djegien e mandateve si e vetmja zgjidhje përballë qeverisë, që sipas tyre ka kapur drejtësinë dhe jo vetëm.