Ish-kandidati i Partisë Demokratike Lefter Maliqi ka dorëzuar këtë të hënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit.
Pas verifikimit nga ana e KQZ të dokumentacionit, Maliqi pritet të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Beratit.
Ditën e sotme pritet nga KQZ të bëhet zyrtarizmi i vendimit për dhënien e mandatit për katër kandidatë nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe konkretisht për: Aurora Marën në Qarkun e Dibrës, pas dorëheqjes së Përparim Spahiut.
Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë do të ulen në vend të Endrit Braimllarit dhe Floida Kërpaçit. Kandidati i katërt që ka pranuar të marrë mandatin e deputetit në radhët e LSI-së në Qarkun e Elbasanit pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos është Enver Roshi.
Të pavendosur nga radhët e LSI-së janë edhe kandidatja e Durrësit, Edlira Hyseni, ndërkohë që Lefter Koka, i cili kryeson listën e këtij qarku nuk e dorëzoi mandatin e deputetit.