Sport Legjenda e Interit: U preka nga koronavirusi, për 20-25 ditë isha në...

Legjenda e Interit: U preka nga koronavirusi, për 20-25 ditë isha në rrezik

Beppe Bergomi ishte midis atyre, që u prekën nga koronavirusi. Ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, tani komentator i “Sky Sport”, e zbuloi këtë fakt në një Instagram “live”: “Unë isha pozitiv me koronavirus. Bëra një test serologjik 15 ditë më parë, që thoshte se jam pozitiv për ICG dhe negativ për IGM. Në fillim të marsit isha i sëmurë, kisha pak ethe, probleme me të nuhaturit, këmbët të këputura. Nuk kam pasur probleme me mushkëritë. Tani, për fat, kam krijuar antitrupa. Nëse do të më duhet të përballem sërish me virusin, mund ta kaloj në një formë të lehtë”.

Bergomi tregoi për vështirësitë e atyre momenteve, të cilat zgjatën shumë, midis dhimbjes së vazhdueshme: “Unë kisha gjithmonë ftohtë. Kam pasur gjithmonë dhimbje, ndjehesha mjaft i dobët. Nuk mund të ulesha në shpinë për shkak të dhimbjes. Megjithatë, përherë ecja me këmbët e mia. Pas disa ditësh, dhimbja u largua, por për 20-25 ditë isha në rrezik. Tani ndihem mirë, fillova përsëri të vrapoj. Unë bëra vetëm testin serologjik, u përpoqa ta bëja edhe tamponin, por më thanë se pas 30 ditësh duhet të isha mirë”.