Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai po merr në konsideratë që t’i heqë Vladimir Putinit një titull të lartë shtetëror të marrë në Francë. Bëhet fjalë për titullin Legjioni i Nderit, që iu dha Presidentit rus në vitin 2006 nga ish-presidenti francez Zhak Shirak.
Titulli është urdhri më i lartë francez i meritës, ushtarak dhe civil, dhe u krijua në 1802 nga Napoleon Bonaparte.
Por Macron tha se ai po pret “momentin e duhur” për t’i hequr titullin presidentit rus. Deklarata e Macron u bë pasi i dha titullin presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën.
Macron tha se çështja e medaljes së Putinit ishte “simbolike, por e rëndësishme”.
Ndërsa presidenti francez tha se besonte se kishte të drejtë të revokonte nderin, ai shtoi: “Nuk është një vendim që kam marrë sot”.
Vendime të tilla “janë gjithmonë kuptimplotë dhe mendoj se duhet të vlerësoni momentin e duhur për t’i marrë ato”, tha ai.