Aktualitet Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt Amerikës

Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt Amerikës

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Ky vendim u dakordësua sot, gjatë takimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Po kështu edhe shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Ky vendimi i cili lehtëson lëvizjen e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas, e fut vendin tonë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.