Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Në vendimi e zbardhur të gjykatës bëhet me dije se pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, Tahiri do ta vuajë me “qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tiranë.
“Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.