Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 15:35 të së martës në qytetin e Durrësit, Laçit dhe Tiranës.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 3,9 rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 20 km në perëndim të qytetit të Laçit dhe 28 km në veri të Durrësit.
Ndërsa sipas asaj që raporton IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km nga qyteza e Thumanës.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton gjithashtu se thellësia e lëkundjeve ka qenë 19 km.