Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë disa çaste më parë.
Tërmeti, i magnitudës 3,6 i shkallës Rihter, është shënuar në orën 10:09 të ditës së dielë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km nga Bulqiza dhe 23 km në verilindje të Tiranës, ndërsa thellësia e tij, 10 km.