Ditën e sotme, në zonën e Bulqizës, një burim bënë me dije se, gjatë punimeve në minierën e kromit dy shtetas janë lënduar.
Në minierën e kromit në zonën e Bulqizës, dyshohet se gjatë punës në galeri janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S.
Shtetasit janë dërguar me helikopter, për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Tiranë, dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.