Konsumimi i shpeshtë i domateve dhe llojeve tjera të ushqimeve që përmbajnë likopen lidhet me uljen e riskut të prekjes nga kanceri në veshka.
Likopeni është antioksidues përgjegjës për ngjyrën e domates, shalqirit, grejpfrutit dhe papajës, ndërsa edhe në një studim të mëhershëm konsumimin e likopenit e kanë ndërlidhur me pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mushkërive dhe kancerit në lukth.
Shkencëtarët besojnë se analizat e bëra mund të shpjegohen për nga ndikimi i likopenit në zvogëlimin e stresit oksidues, që lidhet me zhvillimin e kancerit në veshka.