Extra Leo DiCaprio thyen ligjin e “25-ës” për Gigi Hadid, por modelja e...

Leo DiCaprio thyen ligjin e “25-ës” për Gigi Hadid, por modelja e refuzon

Ndoshta Leonardo DiCaprio është paragjykuar pak kur theksohet se i interesojnë vetëm vajzat nën 25 vjeç.

Këtë e tregon më së miri interesi i aktorit për supermodelen, e cila është 27 vjeç dhe mikesha e tij.

Sipas medieve ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio ka sy vetëm për Gigi Hadid në këtë moment, por le të themi që nuk është reciproke.

“Leo i ka sytë te Gigi, por ajo nuk ka treguar interes. Ata janë miq, por ajo nuk do diçka romantike (me Leo-n) në këtë periudhë”, u shpreh burimi për Us Weekly.

Ndërkohë, Gigi është mike shumë e mirë me Blake Lively, me të cilën Leo ka pasur një histori dashurie.

Pra, më në fund, doli një vajzë që e refuzon Leonardo DiCaprio, edhe pse ai theu ligjin e “25-ës” për të.