Bota Mitsotakis përdor tone lufte ndaj Erdogan: Ai e njeh fuqinë e forcave...

Mitsotakis përdor tone lufte ndaj Erdogan: Ai e njeh fuqinë e forcave të armatosura greke

Greqia pretendon se mund ta përballojë Turqinë ushtarakisht. Këtë e ka pohuar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Deklaratat e fundit të zotit Erdogan janë të papranueshme”, tha Mitsotakis, referuar paralajmërimeve turke për Greqinë me gjuhë lufte.

“Ishujt grekë nuk janë kërcënim për Turqinë. E kundërta është e vërtetë. Turqia kërcënon ishujt”, theksoi ai.

Kyriakos Mitsotakis komentoi mundësinë që kriza të përshkallëzohet në një konfrontim ushtarak me Turqinë duke thënë:

“Nuk mund ta imagjinoj një konflikt Turqi-Greqi. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Dhe nëse kjo do të ndodhte, Turqia do të merrte një përgjigje që do të ishte absolutisht katalitike. Besoj se Turqia e di shumë mirë këtë. Ai e njeh mjaftueshmërinë e forcave të armatosura greke dhe shkallën e gatishmërisë së tyre”.

Megjithatë, kreu i qeverisë greke tha se është i gatshëm të takohet me presidentin turk.

“Ne do të vazhdojmë të pajisim forcat e armatosura dhe të përpiqemi të mbajmë kanale të hapura me Turqinë. Nuk jam unë ai që hodhi në erë urat e komunikimit me shtetin fqinj. Jam i hapur për ta takuar, por ai nuk dëshiron të flasë me mua”.