Leo Messi është një ndër futbollistët më të paguar te Barcelona, por sigurisht që kur ka hedhur hapat e parë, situata financiare ka qenë shumë më ndryshe.
Rroga e parë e “Pleshtit” te Barcelona ka qenë 60 mijë € në vit.
Kur ai debutoi të gjithë besonin, por sigurisht që i duhej një rrugë e gjatë për të përshkruar.
Por me kontratën e re të firmosur para disa ditësh deri në 2021, ai merr 560 mijë € në javë.
Kjo do të thotë se ecuria e tij ka qenë e jashtëzakonshme ndër vite.
Në 2005 u pagua 3 mln € në vit.
Në 2007, 7 mln € në vit.
Vetëm 1 vit më vonë paga shkoi 8.5 mln €.
Oferta e re në 2009 u bë 10.5 mln € në vit.
Në 2012 përfitonte 15.5 mln € pagë vjetore.
Vetëm 2 vite më pas pati rritje në 22.8 mln €.
Në 2017, Messi është i superpaguar me 40 mln €.
Në 12 vite, ai luajti në 583 ndeshje, shënoi 507 gola, dha 196 asiste, fitoi 30 tituj dhe 5 “Topa të Artë”.