Trajneri i Partizanit, Franco Lerda nuk ka qenë aspak i qetë në pankinë gjatë fitores së ekipit të tij me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut.
Tekniku italian është fotografuar me këmishën e grisur, ndoshta nga lëvizjet e shumta për t’i dhënë këshilla të tijëve.
Partizani, pas përfundimit të fazës së parë, kryeson i vetëm renditjen me 17 pikë, një më shumë se Bylisi i vendit të dytë dhe dy më shumë se Vllaznia dhe Teuta.