Aktualitet Letoni, Xhaçka viziton ushtarakët shqiptarë të plagosur

Letoni, Xhaçka viziton ushtarakët shqiptarë të plagosur

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni. Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL

Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve. Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë.