Pas letrës së dërguar në Presidencë nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkon Ilir Metës propozimin e emrit të kreut të KLSH-së sipas afateve kushtetuese, ka reaguar zëdhënësi i kreut të shtetit.
Në një postim të bërë në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura dhe se si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH. Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH. Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”.