Bayer Leverkusen u bë skuadra e parë në historinë e Bundesligës që përfundoi një sezon të pamposhtur pasi mposhtën Augsburgun me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit.
Me këtë fitore ekipi i Xabi Alonso e çon rekordin si të pamposhtur në të gjitha garat në 51 ndeshje.
Historia u shkrua në mes të një atmosfere feste në BayArena, me tifozët vendas që prisnin me padurim të shikonin skuadrën e tyre historike duke ngritur trofeun e Bundesligës.
Golat e Boniface në minutën e ’12 dhe Andrich në të 27-ën, bën që Leverkusen ta mbyllë këtë edicion në kuotën e 90 pikëve, teksa Augsburg u rendit në vend të 11-të me 39 pikë.
Sa i përket zonës se Champions League, katër skuadrat e tjera gjermane që do të luajnë në kompeticionin prestigjioz janë Stuttgart, Bayern Munich, RB Leipzig dhe Dortmund.
Finalja e UEFA Europa League përballë Atalantës, që do të luhet në mesjavë në Dublin është edhe ndeshja e radhës për Leverkusen, që synon një tripletë trofesh pasi ka siguruar edhe finalen e Kupës së Gjermanisë, ku do të gjejë Kaiserslautern.