Bojken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë janë dy kandidatët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Bojken Abazi është drejtor i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri konfirmoi pak kohë më parë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Organizata do të paraqesë kandidaturat e saj në të 12 qarqet e vendit.
Nga kjo lëvizje nuk do të garojnë vetëm anëtarët e partisë, por edhe qytetarë të angazhuar të cilët dëshirojnë t’u dalin përballë 2 partive të mëdha.
Më herët lideri i VV-së Albin Kurti, ka thënë se qendra në Shqipëri është autonome në vendimin e saj nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri apo jo. Kjo është hera e parë që një parti e regjistruar në Kosovë merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.