Bota Lexon deri në fund kontratën e sigurimit të jetës… bëhet e pasur

Lexon deri në fund kontratën e sigurimit të jetës… bëhet e pasur

Një amerikane fitoi 10 000 dollarë pasi lexoi deri në fund kushtet e përgjithshme të politikës për sigurimin e jetës dhe shëndetit në udhëtim, raportojnë mediat.

”Ky çmim jepet për rëndësinë e leximit të kontratës së sigurimit nga fillimi deri në fund”, thekson në ueb faqen në internet, ”SquareMouth” një krahasues i kontratave të sigurimit me seli në Shën Petërburg, në Florida, inciatori i këtij konkursi të pazakontë me titull ”Ia vlen mundi të lexosh”.

Donelan Andreës, një banore e Thomaston në Xhorxhia (juglindje) kishte blerë një sigurim udhëtimi në internet të shoqërisë ”Tin Leg”, një filial i ”SquareMouth”, pasi kishte planifikuar një udhëtim në Londër me një grup miqsh.

Pasi mori në dorë kontratën, mësuesja 59 vjeçe nisi të lexojë duke e çuar deri në fund dokumentin prej shtatë faqesh.

Në faqen e fundit, ajo u çudit nga një fjali: “Nëse keni lexuar deri këtu, ju jeni një nga të paktët klientë të ”Tin Leg” që keni studiuar të gjithë politikën e sigurimit”. Kompania e ftonte më pas këtë kliente të kujdesshëm për t’a kontaktuar atë për të tërhequr çmimin e madh.