Kandidatja për kryetare të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se mbetej e përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von Der Leyen tha: “jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.
“Ballkani Perëndimor duhet të merret më seriozisht”, – tha ajo.
Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin.
“Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, – thotë ajo.