Liderja e demokratëve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi paralajmëroi partinë e saj për të mos u tunduar nga një qasje drejt një politike të së majtës ekstreme, e mishëruar më konkretisht nga deputetja e re Alexandria Ocasio-Cortez, në prespektivën e presidencialeve të 2020.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve mori shkas nga një vizitë në Londër për të mbështetur një qasje të pranueshme të qendrës, sipas saj, për të joshur republikanët e pakënaqur të presidentit Donald Trump, i cili aspiron të fitojë një mandat të dytë në 2020.
“Duhet një mesazh që i pëlqen qytetarëve në mënyrë që të mos ndihen të kërcënuar, që zgjidh vërtetë shqetësimet e tyre”, deklaroi Nancy Pelosi në një intervistë në “London School of Economics” (LSE).
Mbështetësit e një politike të anuar shumë majtas përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë amerikane, duke iu referuar hapur deputetes së re demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Alexandria Ocasio-Cortez.