Për disa prindër, ideja se soda mund të çojë në sjellje agresive në fëmijët mund të tingëllojë paksa e çuditshme. Në fund të fundit, a mund të bëjë një pije me të vërtetë që fëmija juaj të sulmojë fizikisht dikë? Studimet tregojnë se ka një lidhje të qartë midis sjelljes agresive dhe konsumit të pijeve të buta në fëmijët.
Problemet shëndetësore që sjellin pijet e buta
Amerikanët blejnë më shumë pije me sheqer për frymë sesa njerëzit në çdo vend tjetër në botë. Dhe shumë prej atyre individëve që konsumojnë sheqer janë fëmijë shumë të vegjël. Gjatë viteve, ka pasur një shtysë të madhe për të eliminuar pije të buta dhe për të edukuar prindërit për rreziqet që lidhen me pijet me sheqer. Mjekët kanë bërë të qartë se sheqeri dhe soda është një nga arsyet që çon fëmijët në obezitet. Dentistët këshillojnë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të konsumojnë pije me sheqer, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime të dhëmbëve.
Shumica e pijeve të buta gjithashtu përmbajnë kafeinë. Kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke, probleme stomaku, nervozizëm dhe probleme të gjumit. Gjithashtu është shoqëruar me disa probleme të sjelljes dhe çrregullime të sistemit nervor. Akademia Amerikane e Pediatrisë dekurajon marrjen e kafeinës për fëmijët e të gjitha moshave.
Problemet e sjelljes që shoqërohen nga pije të buta.
Nëse problemet shëndetësore nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar prindërit t’ju japin fëmijëve pije me sheqer, problemet e sjelljes që lidhen me pije të buta mund të jenë një shqetësim. Një studim i vitit 2013 i botuar në The Journal of Pediatrics zbuloi se agresiviteti i fëmijëve lidhet me konsumimin e këtyre pijeve.
Studiuesit vlerësuan 3 mijë fëmijë te moshës 5 vjeçare në 20 qytete të ndryshme në SHBA. Ata zbuluan se fëmijët që konsumonin katër ose më shumë pije me sheqer në ditë, ishin dy herë më shumë agresiv se sa fëmijët që nuk konsumonin pije të tilla.