Edhe Komisioni i Ligjeve “rrëzon” presidentin Ilir Meta. Ligji i kthyer në kuvend për vetëqeverisjen vendore për relatorin Bashkim Fino, ishte një sfidë personale që sipas tij presidenti kishte me të.
“Me çfarë duket, Presidenti e paska personale, a thua se unë qenkam një relator antikushtetues. Presidenti im i nderuar ka qenë kryetar Kuvendi, i di mirë procedurat”, iu drejtua Fino këshilltarit juridik të presidentit, Bled Dervishi, në komision.
Pavarësisht debateve, 3 votat kundër opozitarëve në Komisionin e Ligjeve, nuk ndryshuan fatin e dekretit, ai u rrezua me votat me mazhorancës. e po njësoj edhe kodi penal.
Nga ana e tij, Dervishi paralajmëroi dërgimin e ligjeve të tjera në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë afatet janë ende të vlefshme.