Fëmija i parë për 2019 në Tiranë ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:02.
Mjekët kanë bërë të ditur se ai është një djalë dhe peshon rreth 3 kg e 200 gr.
Prindërit i kanë vendosur emrin Elis.
Mjekët kanë bërë të ditur se i mituri gëzon shëndet të plotë ashtu si edhe nëna.
Edhe vitin e parë fëmija i parë lindi në këtë spital dhe ishte i seksit mashkull.