Gjykata e Krujës ka liruar nga qelia Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit.
Dokle ishte i dënuar përjetë nga Krimet e Rënda për akuzat në lidhje me bandën dhe një dënim të mëvonshëm me 16 vjet për “trafik narkotikësh”.
Sipas gazetares së TCH, Anila Hoxha, ka qenë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, në Gjykatën e Krujës, që ka marrë vendimin për lirmin e Doklës.
Avokati i Dokles ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Endrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirmin e tij.
Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Doke ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.